Zgjedhje të reja, Basha: Unë nuk jam dorëzuar

Kreu aktual i PD-së dhe kandidat për një tjetër mandat në selinë blu, Lulzim Basha po flet për zgjedhje të reja, edhe pse vetëm para 1 muaji u mbajtën zgjedhjet e përgjithshme Parlamentare. Në turin e takimeve me qytetarë dhe strukturat e PD nëpër Shqipëri, Basha thotë se beteja vazhdon.

”Kush flet për 2025-ën, është dorëzuar tashmë. Unë nuk jam dorëzuar. 2021-shi menjëherë pas përmbylljes të procesit statutor, është vazhdimi i betejës të Partisë Demokratike duke marrë me vete të gjithë shqiptarët për përmbysjen e regjimi, për demokracinë dhe për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Një orë e më parë, kjo është oferta me të cilën vij sot para jush, kjo është kërkesa që kam për ju”,-tha Basha.

Pas zgjedhjeve për lidership, rivalët e Lulzim Bashës kërkojnë ndryshime statutore me qëllim që të sanksionohet dorëheqja e kryetarit në rast se ai humbet zgjedhjet.

SHKARKO APP