Zgjedhje të reja,referendum për tre draftet PS, LSI dhe PD.Populli vendos!

Reforma në drejtësi po sjell ngjarje të cilat asnjë nuk i mendonte. PS insiston në draftin e saj, LSI nëpërmjet ministrit të drejtësisë ka paraqitur një draft konsensual  dhe që zgjidhte dilemën e drejtësisë, kurse PD-ja nuk shkoi fare në komisionin e fundit, sepse PS-ja nuk i pranoi asaj numrin 93 vota për t’i miratuar ndryshimet kushtetuese. Ndaj duket se nuk ka asnjë konsensus mazhorancë me opozitë, porse pikësëpari nuk shikohet kjo mes PS e LSI. Fakti që ekspertët e selisë rozë me porosi të Edi Ramës nuk pranuan të shqyrtojnë as draftin e ministrisë së drejtësisë e hartuar me ekspertët me të mirë të kësaj ministrie, por që mbart paksa erë LSI, fakti që selia blu nuk merr pjesë në draftin përfundimtar e kjo mbetet absurde, fakti se të gjitha palët janë gati të përleshen në zgjedhje të parakohshme parlamentare tregon se zgjedhjet janë në pranverë, pra nga muaji mars-prill.  Me këtë rast populli do të vendos edhe politikisht se kujt do t’ia besoj qeverisjen pas dy viteve e kusur reforma të egra socialiste si dhe do të votojë në një dite e në një kuti edhe njërin nga tre draftet e drejtësisë. Fushata elektorale do të jetë edhe politike, sepse flitet se cila parti merr pushtetin, porse kryesisht do të mbizotëroj edhe një fushatë me specialiste e njërëz të mendjes se do t’ju shpjegojnë për draftin e tyre, sejcila parti. Pra PS, PD dhe LSI kanë tre drafte dhe do të votohen në popull.

Pas zgjedhjeve e cila ka shumë gjasa se do të jetë përsëri qeveri koalicioni, por jo me kryeministër Ramën .

Po shkojmë me vrap e me dëshirë drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe në një ditë do votohen në referendum të tre draftet e tre partive kryesore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përgatituni për zgjedhje të reja!

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?