Zgjedhjet 2015, Meta prezanton spotin sensibilizues: Vota nuk do të tjetërsohet

“Vota e asnjë qytetari shqiptar nuk do të tjetërsohet”. Me këtë ide, Lëvizja Socialiste për Integrim ka publikuar një spot sensibilizues për të mbrojtur votën e çdo qytetari më 21 qershor.

“Respektojmë vendimet e institucionet zgjedhore. Vota e qytetarit nuk do të tjetërsohet. Për këtë garanci është jo vetëm pavarësia e KQZ, e cila është shumë më e lartë dhe e balancuar. KQZ konsiderohet si e pavaruar dhe i bëjmë thirrje të punojë si e tillë, por po ashtu një kontribut ka dhënë dhe do të japë media. Ky proces po zhvillohet nën monitorimin e medias”, tha ai.

Nga selia e LSI, kreu i kësaj partie, tha gjithashtu se çdo tentativë e deformimit të votës duhet të denoncohet përpara organeve të drejtësisë.

“Kur duhen ende me pak se dy javë për të përfunduar procesi zgjedhor për 21 qershorin, dua të vlerësoj qytetarët shqiptarë për qetësinë, maturinë dhe kulturën që po përcjellin këtë fushatë. Përshëndes gjithë forcat politike, partnerët tanë, misionin OSBE/ ODIHR, SHBA, BE për monitorimin me mjaft vëmendje të cdo ditë të kësaj fushate. Do tu bëja thirrje forcave politike të vazhdojnë për tu anagazhuar në këtë klime të qete dhe me standarte erupoane dhe të denponcojnë me fakt përpara organeve të drejtësisë, cdo shkelje të ligjit dhe cdo tentative për të deformuar votën e cdo qytetari. Unë kam kënaqësinë për tju prezantuar sportin e LSI për të sensivilizuar qytetarët për mbrojtjen e votës nga cdo tentative për blerjen e votës.”, tha Meta.

Ndërsa i pyetur në lidhje me deklaratën e Berishës, që sipas të cilit ky proces zgjedhur nuk po shkon ashtu si duhet, Meta tha se pretendimet e opozitës “Shaj e shpif”, as nuk votohet dhe as nuk besohet.

“Së pari qëllimi kryesor i LSI është realizimi me standard me të larta europiane i zgjedhjeve të 21 qershorit. Nuk është e rëndësishme nëse do marrim disa bashki më shumë apo më pak, kjo duhet të jetë për të gjitha forcat politke. Këto i shohim si zgjedhje vendore. Rëndësia e këtyre zgjedhjeve lidhet me një fakt, që më 21 qershor populli nuk do të votojë kryetaret e reja dhe kryetarët, por edhe për të nisur jetësimin e një reformë madhore historike si ajo territoriale që do të japë impakt për të rritur punësimin dhe mirëqenin e 61 komuniteteve", tha Meta.

Lidhur me pretendimet e opozitës, “shaj e shpif”as besohet dhe as votohet. Ne jemi për të denoncuar rastet konkrete. Përpjekjet për të dëmtuar imazhet e zgjedhjeve këto janë cështje që do të gjykohen me votë më 21 qershor. Ky spot është inkurajues për të gjithë qytetetarët. Në lidhje me deklaratën e Berishës, jam dakord që i bën thirrje Bashës të heqe dorë nga ideja e bojkotit sepse është i dëmshëm për opozitën.”, u shpreh kreu i LSI.

SHKARKO APP