Zgjedhjet 2015, Tushaj në lagjen Besëlidhja: “Do ta tranformoj Lezhën me eksperiencën 8 vjeçare”

Pas një turi takimesh nëpër fshatra, kandidati i ASHE Viktor Tushaj ka startuar takimet në qytet. I shoqëruar nga deputetët e qarkut të Lezhës, Tushaj është ndalur në Lagjen “Besëlidhja”, ku ka prezantuar programin për 4 vitet e ardhshme para banorëve.

Viktor Tushaj: “Ato projekte të cilat janë realizuar nuk janë gjithçka, por besoj se rruga e Kalasë, rruga dytësore e spitalit, rrugët dhe rrugicat, sheshet brenda lagjeve si dhe së fundmi sheshi kryesor i qytetit besoj se bën krenar çdo banor të lagjes Besëlidhja”.

Kandidati i majtë u tha banorëve se vota e tij duhet të garantohet me modelin që ai përfaqëson.

Viktor Tushaj: “Gjithë kjo eksperiencë që kemi akumuluar në harkun e tetë viteve, gjithë këto projekte cilësore, janë eksperienca më e mirë për ta transmetuar këtë në organizimin e një bashkie të madhe”.

Ndërkohë Tushaj u garantoi banorëve, se ndarja e re territoriale do t’i japë një impuls të ri zhvillimit ekonomik duke rritur potencialet e Lezhës.

SHKARKO APP