Zgjedhjet 2017, ja drejtuesit e fushatës së PD-së

Ashtu siç e ka deklaruar këto ditët e fundit Lulzim Basha, më shumë se sa për reformën zgjedhore, Partia Demokratike është duke menduar për zgjedhjet e 2017-s. Ajo ka nisur përgatitjet dhe tashmë ka caktuar edhe drejtuesit e fushatës në Tiranë.

Ndryshe nga përzgjedhja e drejtuesve të grupeve të punës për 11 qarqet e tjera, ku në maxhorancë ishin ish-ministrat e qeverisë ‘Berisha’, për Tiranën Basha ka përzgjedhur edhe disa nga prurjet e tij.

‘Panorama’ raporton se sekretarja për Marrëdhënien me Publikun në PD, Grida Duma, do të drejtojë grupin e punës për organizimin e Njësisë 9 në Tiranë, edhe pse humbi thellë në garën për Bashkinë e Tiranës. Ndërkohë, një tjetër njeri i Bashës, sekretari për Aksionin Qytetar, Ervin Salianji, do të drejtojë njësinë 11, Nevila Xhindi do të drejtojë Njësinë 8. Eduard Selami, do të drejtojë grupin e punës në Njësinë 2 në Tiranë, ndërkohë që ish-ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, Njësinë 12.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njësoj si në zgjedhjet vendore, Astrit Patozi do të drejtojë grupin e punës në Vorë, teksa ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, ka marrë besimin për drejtimin e grupit te Njësia 5. Aldo Bumçi, do të drejtojë punën në njësitë 1 dhe 3, ndërkohë që kreu i Grupit, Edi Paloka, krahas detyrës si drejtues kryesor i qarkut të Tiranës, do të merret edhe me riorganizimin e Njësisë 13. Albana Vokshi, do të drejtojë punën për riorganizimin e Njësisë 7 në kryeqytet, Gert Bogdani Njësinë 10, ndërsa Jorida Tabaku Njësinë 4. Keltis Krujës i është besuar riorganizimi i strukturave të PD-së në Kamzë dhe Paskuqan, ndërkohë që Florjon Mima do drejtojë grupin e punës për Kavajën e Rrogozhinën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?