Zgjedhjet 2023, Berisha: Kandidatët për kryebashkiakë do përpiqemi t’i publikojmë brenda tetorit

Këtë të dielë, kreu i PD-së Sali Berisha në një konferencë me një parti nga Suedia për zgjedhjet lokale 2023, tha se kandidatët e opozitës do të publikohen brenda tetorit.

“Përpjekje të mëdha do të bëhen që të mbyllen gjatë muajit tetor të gjithë emrat për kryebashkiakë. Sidomos kjo për Bashkitë e mëdha duhet ti mbarojmë brenda muajit tetor. Do të jetë një garë e hapur, listat e simpatizantëve kanë shumë rëndësi, ato nuk bëhen nga kryesitë por nga seksionet e PD-së. Çdo kryetar seksioni do të rregjistrojë simpatizantin, ne duhet të bëjmë çdo gjë që simpatizantët të votojnë. Ia premtuam atyre gjatë gjithë vitit dhe duhet ta zbatojmë”,-tha Berisha.

Krah Gerti Bogdanit, i cili ka shprehur ambicien për të qenë kandidat i Bashkisë së Tiranës, Sali Berisha nuk e konfirmoi si emër, por e ftoi ashtu si gjithë demokratët të marrë pjesë në primare.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk ka shumë procedura burokratike. Ne mirëpresim vetë kandidimet, mirëpresim propozimet. Do jetë garë e hapur. Do bëhen listat e simpatizantëve. Kanë shumë rëndësi. Nuk bëhen nga kryesitë, as nga drejtimi qendror, por nga seksionet e PD-së. Çdo seksion do regjistrojë simpatizantin, atë që bashkëpunon gjatë fushatës”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po ashtu Sali Berisha kërkoi angazhimin e strukturave për të bërë për vete elektoratin gri, ndërsa fushata elektorale sipas tij duhet të shtrihet jo vetëm derë më derë, por edhe në rrjetet sociale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?