Zgjedhjet 2025 dhe vota e emigrantëve, Rama mbledh drejtuesit politikë të PS
Kryesocialisti Edi Rama ka mbledhur në selinë e PS-së drejtuesit politikë të Partisë Socialiste. Bëhet me dije se në fokus të diskutimit kanë qenë zgjedhjet parlamentare të 11 majit, si edhe vota e diasporës që realizohet për herë të parë në vendin tonë. Mësohet se drejtuesit kanë raportuar mbi numrin e emigrantëve në qarqet përkatëse që drejtojnë. Diskutimi vjen edhe në kuadër të afateve që Rama vendosi në mbledhjen e Kryesisë më 9 dhjetor, ku u ka kërkuar drejtuesve që brenda një afati kohor prej 3 javësh të përmbyllin procesin e identifikimit të emigrantëve në regjistrat e partisë.