Zgjedhjet 2025/ Tirana me 37 mandate, ja kujt qarku i hiqet një deputet
Zgjedhjet e përgjithshme do të mbahen më 11 maj 2025. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përcaktuar ndarjen e 100 mandateve të deputetëve për çdo zonë zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 11 majit të vitit 2025. Tiranës i është shtuar 1 mandat deputeti, duke u dhënë të drejtë zgjedhësve të kryeqytetit të përfaqësohen tashmë me 37 deputetë nga 36 që ishin deri tani.
Në dallim nga zgjedhjet e kaluara të viti 2021, Korçës i është hequr një mandate deputeti, ndaj nga 11, në këto zgjedhje do të ketë 10 mandate deputetësh. Sakaq, në zonat e tjera zgjedhore nuk do të ketë ndryshim të numrit të mandateve për deputetët e rinj. Ndarja e mandateve për ligjvënësit e rinj është bërë në varësi të numrit të popullsisë. Ky propozim do të shqyrtohet nga Komisioni Rregullator për zgjedhjet.
Për këto zgjedhje, Presidenti Bajram Begaj kishte në dispozicion katër të diela midis datave 15 prill dhe 15 maj 2025. Shkaku themelor për caktimin e datës 11 maj 2025 si datë për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve qëndron në nevojën e shprehur nga KQZ-ja për të shfrytëzuar të gjithë kohën në dispozicion për përgatitjen e infrastrukturës ligjore dhe organizative, me qëllim që të bëhet i mundur votimi i sukseshëm dhe rezultativ i shqiptarëve nga jashtë vendit.