Zgjedhjet, BE mesazh për partitë: Siguroni lista me kandidatë me integritet, larg sulmeve provokuese

Teksa nuk na ndajnë shumë muaj nga zgjedhjet e 25 prillit, Bashkimi Europian në Tiranë vjen me një mesazh për politikën shqiptare.

Përmes një reagimi në faqen zyrtare të ‘Facebook’, delegacioni i BE-së thekson se vlerëson punën e deritanishme në vendin tonë për përmirësimin e integritetit të zgjedhjeve siç është miratimi i ligjit të dekriminalizimit apo dhe marrëveshja e 5 Qershorit.

Sipas Ambasadës së BE-së, drejtuesit e partive kanë përgjegjësinë ligjore dhe morale për të siguruar që listat të përbëhen nga kandidatë me integritet. Sipas delegacionit, qytetarët shqiptarë presin një fushatë cilësore që ofron një debat të informuar dhe propozime politikash, dhe larg sulmeve provokuese.

MESAZHI I BE
Në Ditën Ndërkombëtare të Zgjedhjeve, ne vlerësojmë punën e kryer për të përmirësuar integritetin e zgjedhjeve në #Shqipëri 🇦🇱. Miratimi i ligjit të dekriminalizimit, marrëveshja e qershorit dhe reforma zgjedhore që zbaton rekomandimet e OSCE/ODIHR kanë qenë piketa të rëndësishme. BE-ja 🇪🇺 i ka mbështetur fuqimisht këto arritje. Me afrimin e ditës së zgjedhjeve, drejtuesit e partive kanë përgjegjësinë ligjore dhe morale për të siguruar që listat të përbëhen nga kandidatë me integritet. Qytetarët shqiptarë meritojnë ligjvënës të cilët plotësojnë standarde të larta integriteti dhe të cilët do ta çojnë Shqipërinë më pranë BE-së. Qytetarët shqiptarë gjithashtu presin një fushatë cilësore që ofron një debat të informuar dhe propozime politikash, dhe larg sulmeve provokuese.

SHKARKO APP