Zgjedhjet, Duka: Do të kemi një deputet në listat e mbyllura të PD-së

Kreu i PAA-së, Agron Duka tregon se do të kenë një deputet të sigurt në listat e mbyllura të PD-së, sipas marrëveshjes së bërë me aleatin në opozitë. Ai ngriti shqetësime për përçarjen e opozitës, sidomos fraksionet që i janë shkëputur PD-së, që nga Lulzim Basha, Agron Shehaj, Enkelejd Alibeaj dhe të tjerë. Kjo përçarje sipas tij, nëse nuk bashkohen, do i dëmtojë më 11 maj.

”Një kandidat i PAA do jetë në listat e mbyllura të PD. Largimi i Berishës nga largimi i PD e tronditi partinë, kurse te ne, jemi parti të vogla. Basha bëri taktika negative me lëvizjet e tij në opozitë në drejtim të saj”, tha Duka në ”Report Tv”. Ai e sheh me negativitet të madh përçarjen brenda opozitës dhe veçanërisht te PD. Ai parashikoi se pavarësisht frymës, partitë e vogla nuk mund të shkojnë më shumë se 1-dy deputetë, por votat e tyre të fragmentarizuara dëmtojnë opozitën në tërësi.

”Partitë e reja uroj që mos të marrin vetëm vota, por edhe mandate, se ajo ka rëndësi. Por këto nuk duhen parë 6 muaj para zgjedhjeve, sepse kur vjen dita e votimit, qytetarët shkojnë tek partitë e mëdha. Ndaj ne si parti e vogël nuk favorizohemi dhe na detyroi të bashkohemi me PD. Besoj se ky do jetë fundi i tyre, vështirë që të përkthehen në mandate me kapërcime si 8 mandate, 20, 70 apo më shumë. Shpresoj dhe besoj diku aty te 1 apo dy mandate, pra shpresoj që ato vota që kanë të përkthehen në deputetë”, shprehet Duka.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?