Zgjedhjet e 11 majit! Interes i lartë nga emigrantët shqiptarë për të votuar, për dy ditë 8529 kërkesa

Më 11 janar ka nisur regjistrimi i emigrantëve për zgjedhjet e 11 majit.

Brenda dy ditëve kanë aplikuar online në KQZ, 8529 emigrantë me banim në jashtë kufinjve të Shqipërisë. Vetëm 1024 kërkesa janë miratuar deri më tani, sipas njoftimit të KQZ-së.

Ndërkohë vihet re që numri i meshkujve që kanë aplikuar është 6152, ndërsa i femrave 2377.

Aplikimet mbyllen në datën 12 mars 2025. Në 11 maj shqiptarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë dhe parlamentin e ri.

SHKARKO APP