Zgjedhjet e 11 majit, numri një i policisë Ilir Proda thirrje efektivëve: Mos u shoqëroni me politikanë

Berati del të jetë qarku ku gjatë vitit 2024 nuk është evidentuar asnjë vrasje dhe asnjë incident në shkolla apo me turistët. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ishte i pranishëm gjatë analizës vjetore të punës së Drejtorisë Vendore të Policisë Berat. Kreu i policisë dha porositë për rolin që duhet të ketë policia në procesin zgjedhor, më 11 maj.

”Ai ka kërkuar që vlerësimin e fituar në proceset e mëparshme zgjedhore ta ruajmë. Përgjatë procesit zgjedhor, punonjësit e Policisë të zbatojnë ligjin, të mos qëndrojnë në ambiente ku mund të ketë grumbullime politike dhe të mos shoqërohen me persona që janë të përfaqësuar në politikë”,-thuhet në njoftimin e policisë.

Drejtori Proda ka vlerësuar punën për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, ku krahasuar me vitet e kaluara, viti 2024 ka shënuar një ulje drastike të rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, pasi janë evidentuar vetëm 3 raste të kultivimit dhe këto kanë qenë të ndjekura me metoda proaktive.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?