Zgjedhjet e 14 Majit, Celibashi ”ultimatum” bashkive: Kemi dy ditë kohë

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u ka dërguar një letër bashkive të vendit ku u kërkon që të informojnë institucionin mbi vendet e caktuara për vendosjen e materialeve propagandistike.

Në letër kërkohet që bashkitë të publikojnë menjëherë në faqen e tyre elektronike vendet ku do të vendosin materialet propagandistike, duke theksuar se kanë kohë vetëm dy ditë.

”Brenda dy ditëve nga marrja e kësaj shkrese ju lutem të dërgoni në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën e vendeve të lejuara për afishimin e materialeve propagandistike për fushatë zgjedhore. Kjo listë dhe vendimi përkatës për caktimin e këtyre vendeve duhet të publikohet menjëherë në faqen elektronike të institucionit tuaj”.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?