Zgjedhjet e 14 Majit, Meta: Do vuloset kapitulli i pushtetit monist. Rikthejmë shpresën tek të rinjtë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shprehet i bindur që në zgjedhjet lokale të 14 Majit, do të mbyllet përfundimisht kapitulli i pushtetit monist dhe arrogant.

Teksa ka postuar në video në Facebook, Meta shkruan edhe se më 14 Maj, do të rikthejnë shpresën tek të rinjtë dhe të rejat e Shqipërisë.

”Zgjedhjet e 14 Majit do të jenë historike, sepse do të mbyllin përfundimisht kapitullin e pushtetit monist dhe arrogant, që nuk jep llogari, por vetëm abuzon dhe shpërdoron. Do të jenë historike sepse do të rikthejnë demokracinë dhe rolin e qytetarëve në vendimmarrje dhe sidomos do të rikthejnë shpresën tek të rinjtë dhe të rejat e Shqipërisë”,-shkruan Meta.

SHKARKO APP