Zgjedhjet e 14 majit, votim dhe numërim elektronik në 3 bashki. Qeveria jep një fond 2 miliard lekë

Për zgjedhjet lokale të 14 majit, KQZ-ja do të organizojë votim dhe numërim elektronik në tre bashki të vendit.

Bëhet fjalë për bashkitë e Elbasanit dhe Kamzës që i bashkohen asaj të Vorës ku është testuar më herët teknologjia në zgjedhje dhe që ka rezultuar e suksesshme.

Qeveria ka akorduar dhe një fond prej 2 miliard lekë për të mundësuar pajisjet e nevojshme për votim dhe numërim elektronik në këto 3 bashki të vendit.

SHKARKO APP