Zgjedhjet e 2025? Berisha: Do të jemi me koalicion, PD-ja do ketë logon që i takon

Në zgjedhjet parlamentare të 2025, Sali Berisha thotë se do të futen pa diskutim me koalicion. Gjatë fjalës së tij në konferencë e përjavshme me gazetarët, Berisha shprehet se PD-ja në zgjedhje do të ketë logon që i takon.

”Ne në zgjedhje do futemi pa diskutim me koalicion, por PD do ketë logon që i takon asaj. Ne po ecim, do e mbajë Gjykata e Lartë në mënyrë antiligjore, antikushtetuese, pastaj ne do shkojmë në Strasburg dhe atje kam besim te drejtësia evropiane dhe do fitojmë kauzën tonë të drejtë”,-tha Berisha.

Nga ana tjetër, i pyetur nga gazetarët nëse protestat dhe greva e urisë janë një opsion i opozitës, Berisha tha se, po është një opsion sikurse edhe është përmendur.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?