Zgjedhjet e 2025 po afrojnë. Dilemat për drejtuesit politik të PD

Zgjedhjet e 2025 janë afër dhe në kampin opozitar nuk duan të përsërisin gabimet e së shkuarës për të mos e vonuar më tej përcaktimin e drejtuesve politik.

Tashmë me vulën dhe logon e Partisë Demokratike, PD-ja e Berishës ka disa qarqe të rëndësishme ku ka pikëpyetja dhe dilema për figurat që do drejtojnë fushatën. Elbasani, Fieri dhe Korça janë tre qarqet më të rëndësishme, ku lidershipi i PD nuk ka gjetur një emër drejtuesi politik.

Shkodra do ti besohet Luçiano Boçit. Në Durrës nuk priten ndryshime, me Bylykbashin që është i nominuar për ta drejtuar këtë qark. Pa ndryshime shikohet edhe Vlora, ndërsa në dy qarqet e tjera më të vogla të jugu, Berat dhe Gjirokastër mund të ketë disa afrime nga Tirana.

Për qarkun më të rëndësishëm, Tiranën që për zgjedhjet e ardhshme mund të ketë edhe 2 deputetë më tepër, Partia Demokratike po shkon drejt një skeme me disa drejtues politik, duke e ndarë këtë qark me disa zona. 3 ose 4 pritet të jenë figurat kryesore të PD-së që do të drejtojnë fushatën e Tiranës.

SHKARKO APP