Zgjedhjet e 21 Qershorit, Muhedini: Do negociojmë edhe me PD
Deputeti i PDIU, Tahir Muhedini ka qenë shumë i rezervuar në deklaratat e tij në lidhje me qëndrimin e tij për koalicionin PS-PDIU. Në një prononcim për mediat në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, Muhedini tha se janë zhvilluar negociata me PS, por do të zhvillohen edhe negociata e PD. I pyetur nga gazetarët në lidhje qëndrimin e tij nëse Idrizi do t’i bashkohej qeverisë Rama, Muhedini la të kuptojë se partia e tij nuk do të ndahet. Ai tha se qëllim i tyre është një, çështjen çame dhe se të 5 deputetët që janë në Parlament do të ulen në të njëjtin vend, qoftë majtas qoftë djathtas. Tahir Muhedini tha se: “Neve do të negociojmë edhe me PD, dhe pasi të negociojmë edhe me PD do të kemi të qartë gjithçka. Vendimi i PDIU është që ne të negociojmë me forcat kryesore. Partia jonë ka një program shumë të qartë, është e vetmja forcë që ka një kauzë shumë të rëndësishme që nuk e ka asnjë forcë politike, zgjidhja e çështjes çame. E themi haptas se forcat politike janë ato që e kanë në dorë dhe në do negociojmë si me PS, PD dhe LSI.
Kjo forcë politike është krijuar ti shërbehet një komuniteti që ka 1 shekull që i mohon idetë e njeriut dhe ky është komuniteti çam. Nga strukturat e shtetit ka 50 vjet që është përjashtuar komuniteti çam. Me demokracinë po japim shembullin që dimë të qeverisim. Ne kemi kapacitetet që ti shërbejmë vendit. Të 5 deputetët që jemi do të ulemi në një vend bashkë”.