Zgjedhjet e 21 qershorit në Lushnje, Xhindoli i PD përballë Fatos Tushës (PS)

 

Partia Demokratike zyrtarizoi sot Darien Xhindolin si kandidat për kryetar bashkie të qytetit të Lushnjes.

Xhindoli do kandidojë përballë Fatos Tushës kandidatit të PS-së.

Opozita ka zgjedhur një tjetër strategji nga ajo e maxhorancës për prezantimin e kandidatëve të saj për betejën elektorale të 21 qershorit. Pa prezantime mediatike në selitë partiake.

|

Pas diskutimeve me strukturat e partisë dhe deputetët në qarqe të kryedemokratit Lulzim Basha, PD zyrtarizon emrat e saj.

Dje, 12 prill 2015, selia blu zyrtarizoi kandidatët e 6 bashkive, ndërsa në total deri tani janë zyrtarizuar kandidatët e 19 bashkive.

Por ndërsa po zyrtarizohen emrat e opozitës për bashkitë e vogla, ende nuk ka një emër për bashkitë e e mëdha, atë të tiranës, Durrësit, Vlorës, apo Shkodrës e Fierit.

Ndërkohë nisin të ravijëzohen përballjet e para

Bashkia Elbasan

Qazim Sejdini (PS) përballë  Ardjan Turku (PD)

Bashkia Lushnje

Fatos Tusha (PS)  përballë Darien Xhindolit (PD)

Bashkia Kamzë

Safet Gjici (PS) përballë  Xhelal Mziu (PD)

Bashkia Gjirokastër

Zamira Rami (LSI) përballë   Igli Kokalari (PD)

Bashkia Tropoje

Rexh Biberaj (PS) përballë  Besnik Dushaj (PD)

Bashkia Mat

Adelia Farrici (PS), garon për mandatin e dytë përballë Nezir Rizvani (PD) 

Bashkia Klos

Basir Çupa (PD)  përballë  Valbona Kola (PS)

Bashkia Divjake

 Fredi Kokoneshi, (PS) kreu aktual i kësaj bashkie përballë Irakli Gorea (PD)

(Gorea dhe Kokoneshi, edhe në 8 maj, garuan përballë njëri tjetrit, por fitorja shkoi për Kokoneshin, të cilin PS ka vendosur ta rikandidojë për një tjëtër madat)

Bashkia Puke

Rustem Struga (PS) përballë Rrok Doda (PD)

Bashkia Vau i Dejës

 Gjok Lleshi (PS) përballë  Zef Hila (PD)

Bashkia Tropojë

Besnik Dushaj (PD)  përballë Rexh Biberaj (PS)

Bashkia Belsh

Arif Tafani (PS) përballë Asqeri Kuqja (PD

Kandidatët e zyrtarizuar nga PD deri tani

1- Bashkia Peqin kandidon Albert Kreci, aktualisht kreu i komunës Pajovë

2 – Bashkia Ura Vajgurore kandidon Bujar Hoxha

3-Bashkia Patos kandidon Luan Mustafaj, aktualisht kreu i PD Patos

4-Bashkia Delvinë kandidon Dhurim Alinani

5-Bashkia Roskovec kandidon Gëzim Caushi

6- Bashkia Tropojë – kandidon Besnik Dushaj

7- Bashkia Vau i Dejës – kandidon Zef Hila

8- Bashkia Kamëz- kandidon Xhelal Mziu

9- Bashkia Elbasan- kandidon Ardian Turku

10- Bashkia Malësi e Madhe kandidon Anton Koka

11- Bashkia Pukë – kandidon Rrok Doda

12- Bashkia Gjirokastër- kandidon Igli Kokalari

13- Bashkia Libohovë kandidon Altin Çomo

14- Bashkia Gramsh kandidon Kodhel Cala

15- Bashkia Burrel- kandidon Nezir Rizvani

15- Bashkia Klos- kandidon Basir Çupa

16:Bashkia Divjake- kandidon Irakli Gorea

17: Bashkia Belsh-kandidon Asqeri Kuqja

18- Bashkia Mat kandidon – Nezir Rizvani

19 – Bashkia Lushnje kandidon  Darien Xhindoli

SHKARKO APP