Zgjedhjet e 25 prillit, Celibashi zbulon për çfarë shkeljesh kanë nisur hetimet
Certifikimi i zgjedhjeve Parlamentare të Përgjithshme të mbajtura më 25 prill ende nuk është dhënë. Kreu i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka informuar se janë nisur hetimet për falsifikim të materialit zgjedhor, rezultateve dhe shkelje të fshehtësisë së votimit.
Përmes disa postimeve në Twitter, kreu i KQZ-së thotë se janë depozituar 10 kërkesa për informacion dhe dy vendime për sekuestrime të materialeve zgjedhore nga SPAK dhe prokuroritë në disa rrethe. Po ashtu Celibashi informon se Policia e Tiranës ka kërkuar pamje filmike të procesit të numërimit.
Në përfundim të shqyrtimit të ankimeve administrative, thotë se KQZ-ja do të referojë në Prokurori të gjitha rastet e dyshimta të shkeljeve zgjedhore.
”Për zgjedhjet e 25 prill 2021 në KQZ janë depozituar 10 kërkesa për informacion dhe dy vendime për sekuestrime të materialeve zgjedhore nga SPAK dhe Prokuroria Tiranë, Gjirokastër, Pukë, Vlorë dhe Elbasan. Pamje filmike të procesit të numërimit janë kërkuar dhe nga Policia e Tiranës.
Për zgjedhjet #25prill2021 kanë nisur hetimet për: Falsifikim të materialit zgjedhor & rezultateve të zgjedhjeve, pengimi i subjekteve zgjedhore, Votimi më shumë se një herë/pa u identifikuar.
Hetime edhe për: Shkeljen e fshehtësisë së votimit, Korrupsionin aktiv në zgjedhje, kanosje/dhunim të pjesëmarrësve në zgjedhje, marrje ose përdorim të paligjshëm i dokumenteve të identifikimit. Pas mbylljes së procesit të shqyrtimit të ankimeve administrative për zgjedhjet #25prill2021, KQZ do të referojë në Prokurori të gjitha rastet e dyshimta të shkeljeve zgjedhore”.
1/4 Për zgjedhjet e #25prill2021 në KQZ janë depozituar 10 kërkesa për informacion & 2 vendime për sekuestrime të materialeve zgjedhore nga SPAK & Prokuroria Tiranë, Gjirokastër, Pukë, Vlorë & Elbasan. Pamje filmike të procesit të numërimit janë kërkuar & nga Policia e Tiranës.
— Ilirjan Celibashi (@ICelibashi) May 26, 2021
2/4 Për zgjedhjet #25prill2021 kanë nisur hetimet për: Falsifikim të materialit zgjedhor & rezultateve të zgjedhjeve, pengimi i subjekteve zgjedhore, Votimi më shumë se një herë/pa u identifikuar….
— Ilirjan Celibashi (@ICelibashi) May 26, 2021
3/4 Hetime edhe për: Shkeljen e fshehtësisë së votimit, Korrupsionin aktiv në zgjedhje, kanosje/dhunim të pjesëmarrësve në zgjedhje, marrje ose përdorim të paligjshëm i dokumenteve të identifikimit. https://t.co/pBAdVV3OzF
— Ilirjan Celibashi (@ICelibashi) May 26, 2021
4/4 Pas mbylljes së procesit të shqyrtimit të ankimeve administrative për zgjedhjet #25prill2021, KQZ do të referojë në Prokurori të gjitha rastet e dyshimta të shkeljeve zgjedhore.#zgjedhjetshqiperi2021 #kqz
— Ilirjan Celibashi (@ICelibashi) May 26, 2021