Zgjedhjet e 25 prillit, LSI synon 11 deputetë në qarkun e Tiranës

Zgjedhjet parlamentare të 25 prillit po afrojnë, ndaj dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka mbledhur kandidatët e Tiranës, ku po diskutohet për këto zgjedhje.

Burime nga mbledhja thanë se rezultati i LSI-në në Tiranë do të jetë më i lartë se 4 vite më parë.

Këto burime sqaruan se Kryemadhi kërkoi një angazhim akoma më të madh për informimin e votuesve me programin e LSI, të intensifikohet kontakti me biznesin për të shpjeguar planin.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kishte një besim të madh për një rezultat jashtëzakonisht të lartë në Tiranë. LSI ndjen një rritje të madhe të përkrahjes nga 4 vjet më parë duke parashikuar arritjen e 11 mandateve në Tiranë. Mbështetja në rritje midis të rinjve dhe përkrahja e qytetarëve ndaj 5 prioriteteve të LSI-së për 5 muajt e parë të qeverisjes, motivonin tonin optimist të takimit. Kryemadhi kërkoi një angazhim akoma më të madh për informimin e votuesve me programin e LSI, të intensifikohet kontakti me biznesin për të shpjeguar programin ekonomik të LSI, me votuesit për herë të parë, të rinjtë dhe gratë për shpjegimin e përfitimit nga propozimet e LSI. Të shikohet vlefshmëria e skandencës së kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike duke nxitur qytetarët për ti rinovuar në kohë për zgjedhje.”, thanë burimet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?