Zgjedhjet e 6 marsit, Arben Ristani: Parashikoj tërheqjen e Bashës
”Shtëpia e Lirisë”, është koalicioni mes Komisionit të Rithemelimit të PD me LSI-në për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, por që në ditët në vijim pritet zgjerimi i koalicionit.
I pyetur se çfarë konsiderohet fitore dhe çfarë humbje për këtë koalicion, Arben Ristani nuk jep një përgjigje, por thekson se nuk do ta habiste një tërheqje e mundshme e kreu të PD-së Lulzim Basha nga këto zgjedhje.
”Tani Lulzim Basha është pakicë ekstreme, për mua me shumë mundësi mund të ketë edhe ndonjë tërheqje në ndonjë moment të caktuar. Këtë e them nga praktika, nga ajo që ka ndodhur më përpara, Basha e ka problem përballjen.
Gjithmonë i ka ikur zgjedhjeve me përjashtim të atyre momenteve kur ka bërë pazaret në tavolinë siç ishte 2017. Ai nuk ka as kandidat për të zgjedhur, nuk e mbështet njeri, është një pakicë ekstreme brenda nesh”,-tha anëtari i Komisionit të Rithemelimit të PD-së.