Zgjedhjet e 6 marsit, Berisha mban sot primaret për të zgjedhur kandidatët

Komisioni i Rithemelimit i PD-së, publikoi dje emrat e kandidatëve për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Kurse sot do të mbahen primaret në të gjashta bashkitë, Durrës, Vorë, Rrogozhinë, Shkodër, Dibër, Lushnjë ku anëtarët e degëve do të votojnë për kandidatin e preferuar.

Selia blu nëpërmjet një deklarate, thotë se as Sali Berisha dhe as emrat që ai ka publikuar s’kanë lidhje me demokratët dhe Partinë Demokratike. Sipas PD-së me farsën e radhës, ish-kryeministri Berisha po përpiqet të dëmtojë PD për interesat e tij personale.

Kandidatët në primaret e Komisionit të Rithemelimit të Berishës

Bashkia DIBËR: 1. Behar Baudin Dema, ekonomist; 2. Dafina Bajram Muda, psikologe; 3. Premtim Riza Kryemadhi, arsimtar.

DURRËS: 1. Ardian Mihal Muka, inxhinier urbanist; 2. Silvja Xhemal Gjepali, IT.

LUSHNJË: 1. Arben Ibrahim Zaimi, jurist – avokat; 2. Elton Ilir Bano, jurist – avokat; 3. Eurion Ylli Iljazi, arsimtar edukimi fizik; 4. Indrit Hysen Qerimi, arsimtar edukimi fizik.

RROGOZHINË: 1. Eqerem Ymer Deliu, ekonomist; 2. Hajrulla Muharrem Tafa, arsimtar; 3. Hekuran Selman Xhani, mjek veteriner; 4. Sokol Xhemal Gosa, arsimtar histori gjeografi; 5. Vladimir Selman Manushi, mjek dentist.

SHKODËR: 1. Alfred Ernest Kocobashi, jurist; 2. Arben Xhavid Maliqi, jurist; 3. Astrit Myfid Bushati, Jurist; 4. Bardh Ali Spahia, Mjek; 5. Irena Lodovik Shestani Shala, mjeke; 6. Irma Musa Kopliku Alushi, pedagoge matematike.

VORË: 1. Luan Gani Beta, Inxhinier; 2. Lulzim Sefer Vrana, Ekonomist.

SHKARKO APP