Zgjedhjet e 6 marsit, Braçe: Kandidatët t’i zgjedhë baza, jo kryetari i partisë
Ish-zv/kryeministri dhe deputeti socialist Erion Braçe thotë se emri i kandidatit për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit duhet të vendoset nga baza socialiste dhe jo më nga kryetari i PS. Sipas tij kjo është mënyra që partia të energjizohet dhe të tërheqë edhe më shumë vota.
“Koha kur partia njofton bazën për kandidatin ka marrë fund, njerëzit e kanë humbur durimin, njerëzit duan të jenë pjesë dhe jo vetëm të dëgjojnë.
Është shumë mirë që të pyesim përtej PS, partitë tona pa përjashtim me këtë mënyrën e njoftimit të kandidatëve për deputetë apo kryetar bashkia po çmësojnë zgjedhësit brenda partisë për të votuar. Partia enegjizohet kur pyetet dhe i merret mendim. Kur ajo që thotë i dëgjohet dhe i merret parasysh.
Ne nesër kemi një mbledhje kryesie. Unë jam njeri që besoj te parimet, për sa kohë kemi vendosur që asnjë deputet të mos garojë, nuk mund të jem unë, por anëtarësia duhet të dëgjohet”, tha Braçe në Report Tv.