“Zgjedhjet e ndershme parakusht për negociatat”, Basha: Mirëpres mbështetjen e Bundestagut për garancitë për zgjedhjet

Një deklaratë e fortë është bërë sot nga Bundestagu gjerman që shprehet se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë parakusht për rrugën drejt Bashkimit Europian për Shqiopërinë.

Ndërkohë, dakordësinë për disa ndryshime në reformën zgjedhore është vetëm një element ndërsa theksohet se mbetet ende shumë për t’u bërë dhe se Shqipëria duhet të plotësojë 15 kushtet para nisjes së negociatave.

“Zgjedhjet e lira dhe te ndershme parakusht per rrugen drejt BE.  Dakortesia per nje pjese te reformes zgjedhore eshte vetem nje element. Akoma shume per t’u bere per te mbajtur zgjedhje ku garantohet vota sipas standarteve te BE dhe OSBE. Bundestagu i gatshem te ndihmoje. Shqiperia te plotesoje 15 kushtet para nisjes se negociatave”, ka thënë Johann Wadephul, nënkryetari i Grupit Parlamentar CDU/CSU në Bundestag.

Për këtë deklaratë ka reaguar dhe kryedemokrati Lulzim Basha i cili shprehet se e mirëpret mbështetjen e Bundestag për miratimin dhe zbatimin e garancive për zgjedhje!

“Faleminderit z. Wadephul për mbështetjen për zgjedhje të lira e të ndershme integrimin e Shqipërisë në BE. Mbetet akoma shumë për t’u bërë; mirëpres mbështetjen tuaj për të ndihmuar në miratimin dhe zbatimin e garancive për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri dhe në përmbushjen e të 15 kushteve për hapjen e negociatave të anëtarësimit”, shprehet Basha.

SHKARKO APP