Zgjedhjet e parakohshme lokale/Paloka për ”KJ”: E ka kërkuar SHBA-ja, Rama do pushtet me kriminelë

Bisedoi: Redjon Shtylla

Kryeministri Edi Rama në takimin e sotëm me deputetët e PS-së, mësohet se ka thënë se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme lokale edhe pse gjysma e bashkive që u ”fituan” nga PS-ja në votimet njëpartiake të 30 qershorit, sot nuk janë të krye të detyrës.

Në një prononcim për ”Koha Jonë”, nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, thekson se fjalën e fundit për këtë çështje e ka Gjykata Kushtetuese dhe jo kreu i qeverisë. Sipas Palokës, 30 qershorin e ka bërë nul edhe raporti i vëzhguesëve ndërkombëtarë, ku shton edhe se është edhe një nga kushtet e BE-së për Integrimin e Shqipërisë.

Nga ana tjetër, nënkryetari i PD-së rendit arsyen e fortë që shpjegon pse vjen kjo deklaratë nga Rama, ku nënvizon se kryeministri ka në plan kapjen e Gjykatën Kushtetuese.

”Rama që bën deklarata të tilla ose ka vendosur të mos lejojë ngritjen e Gjykatës Kushtetuese siç ka bërë deri më tani me gjithë kërkesat e opozitës dhe komunitetit ndërkombëtar për ngritjen sa më parë të saj, ose është i bindur në suksesin e përpjekjes tjetër të tij, atë të kapjes së Gjykatës Kushtetuese. Këto janë të vetmet mënyra kriminale, për të mos lejuar zhvillimin e zgjedhjeve lokale e për të mbajtur edhe për disa muaj në këmbë një pushtet të vjedhur e të inkriminuar”.

Prononcimi i plotë

Nuk është Rama që vendos se kur bëhen zgjedhjet lokale. Përveç faktit që një numër i madh bashkish sot janë pa kryetar sepse të emëruarit e Ramës kanë rezultuar të inkriminuar, ju kujtoj që do jetë Gjykata Kushtetuese që do të jap vendim për 30 qershorin.

Këtë e ka kërkuar SHBA, është në kushtet e BE-së dhe është përfshirë në raportin e OSBE-ODIHR-it. Në fakt raporti i vëzhguesëve ndërkombëtarë, 30 qershorin e ka bërë nul po sidoqoftë mbetet që vendimin me detyrimin për zbatim ta japë Gjykata Kushtetuese.

Rama që bën deklarata të tilla ose ka vendosur të mos lejojë ngritjen e Gjykatës Kushtetuese siç ka bërë deri më tani, me gjithë kërkesat e opozitës dhe komunitetit ndërkombëtar për ngritjen sa më parë të saj, ose është i bindur në suksesin e përpjekjes tjetër të tij, atë të kapjes së Gjykatës Kushtetuese.

Këto janë të vetmet mënyra kriminale, për të mos lejuar zhvillimin e zgjedhjeve lokale e për të mbajtur edhe për disa muaj në këmbë një pushtet të vjedhur e të inkriminuar!

SHKARKO APP