Zgjedhjet e pjeshme lokale në 6 bashki, Bumçi: Mbështetësit e Berishës do regjistrohen si kandidatë të pavarur

Nuk ka më supriza, në zgjedhjet e parakohshme lokale në 6 bashkitë e vendit, do të kemi kandidatë nga të dyja PD-të. Ish-deputeti Aldo Bumçi thotë se deputetët, mbështetës të Sali Berishës do të futen si kandidatë të pavarur. Për të është e rëndë që sot kryeministri Edi Rama kërkon të emërojë opozitën në vend.

”Pa dyshim që do futemi në zgjedhje. Ne jemi PD. Shumica e anëtarëve të PD-së ka vendosur me votë në Kuvend dhe në Referendum se kush e drejton PD-në. Ka një përpjekje për të emëruar opozitën nga Rama. Kjo është shumë e rëndë. Kemi ndërhyrjen e policisë së shtetit dhe mbrojtjen që iu dha Bashës për të mbrojtur selinë, që të duket se është opozita”.

Teksa është ndalur sërish tek zgjedhjet, Bumçi tha se në bashkitë Shkodër, Durrës, Dibër, Rrogozhinë, Lushnje dhe Vorë, PD-ja do të ketë përfaqësuesit e tyre për kryetar bashkie.

”Janë një numër i madh njerëzish që nuk e durojnë dot Edi Ramën. Nuk do e pranojnë si Kryeministër dhe do e shprehin me votën e tyre, duke votuar opozitën e vërtetë. Ne do i regjistrojmë kandidatët tanë si të pavarur. Qytetarët do të kenë përfaqësuesit e tyre. Do të hyjmë për t’i fituar këto bashki”,-tha për ”Ora News”.

SHKARKO APP