Zgjedhjet e reja në bashkinë e Rrogozhinës, KQZ: Do të mbahen më 23 korrik
Disa ditë më parë Kolegji Zgjedhor vendosi ripërsëritjen e zgjedhjeve për kryetar në bashkinë e Rrogozhinës dhe sot KQZ-ja ka vendosur që këto zgjedhje të reja do të mbahen më 23 korrik.
Në garën e 23 korrikut do të jenë sërish të njëjtët kandidatë. Edison Memolla i PS-së dhe Shkëlqim Hoxha i koaliconit ”Bashkë Fitojmë”.
Ky vendim u dha pasi Kolegji Zgjedhor urdhëroi përsëritjen e zgjedhjeve lokale në Rrogozhinë duke shpallur të pavlefshëm rezultatin e votimeve të 14 majit.