Zgjedhjet, Gjiknuri: 28 degë të PS do të drejtohen nga gra
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka folur pas mbledhjes së Kryesisë për zgjedhjet në degët e PS. Ai tha se interesi për të kandiduar ka qenë shumë i lartë dhe kjo tregohet qartë, pasi kanë kandiduar 516 persona. Në fjalën e tij, Gjiknuri nënvizoi edhe se një risi është që në 28 degë të PS do drejtohen ose bashkëdrejtohen nga gratë.
“Zhvilluam proces 30 ditor me dëgjesa me të gjithë anëtarët e asamblesë, u ndoq nga një grup i caktuar nga PS. Pati interes të madh nga anëtarët e PS për të kandiduar në këtë proces, mjafton të shikojmë shifrat që janë 561 kandidatë. Nga procesi, një risi në 28 degë do drejtohet nga gra dhe vajza. Apo gratë dhe vajzat janë pjesë e bashkëdrejtimit, një risi që PS po e aplikon edhe në drejtimin e bashkive”.
Sekretari Organizativ i Partisë Socialiste, Blendi Klosi ka prezantuar emrat e drejtuesve të rinj të PS-së në 61 degë të bashkive të vendit, të cilët do të jenë kryetar të PS. Erion Veliaj do të jetë kryetar i PS-së për Tiranën. Shkodra do të drejtohet nga dy kryetarë, nga Ilmi Lakti dhe Mirela Petani. Në bashkinë e Durrësit, kryetar i PS-së do të jetë, Luan Zeza.