Zgjedhjet këtë të dielë, Presidenti Begaj mesazh qytetarëve: Hidheni votën tuaj me përgjegjësi

Presidenti Bajram Begaj i është drejtuar këtë të premte që shënon edhe fundin e fushatës elektorale, me një mesazh qytetarëve, pasi nesër është heshtje zgjedhore. Kreu i shtetit thotë se deri tani kanë qenë kandidatët që kanë folur duke shpalosur propozimet dhe platformat e tyre, ndërkohë që kjo është koha kur qytetarët duhet të flasin me votën e tyre. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë me përgjegjësi.

Mesazhi i plotë

Të nderuar votues!

Swiss Digital Desktop Reklama

Është mbyllur tashmë sipari i propozimeve që ju keni dëgjuar për disa javë gjatë fushatës elektorale. Të gjithë të angazhuarit në zgjedhje kanë folur si kanë dashur, kur kanë dashur dhe me intensitetin e paevitueshëm të propozimeve partiake.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tani të gjithë duhet të heshtin, sepse ju do të flisni! Dhe kjo është thelbësorja, vota juaj! Zgjedhjet vendore ju japin mundësinë për të përmirësuar hapësirën e drejtpërdrejtë të jetesës.

Pikërisht përfaqësuesit që do të zgjidhni nesër, do të jenë përgjegjës për cilësinë e saj. Ata do kenë detyrimin e mirëmenaxhimit të burimeve vendore dhe për të krijuar nëpërmjet tyre mundësi të reja zhvillimi për projektet e së ardhmes për qeverisjen vendore.

Ndaj ju lutem hidheni votën tuaj me përgjegjësi, pa e anashkaluar këtë moment shumë të rëndësishëm për qytetet e komunitetet tona.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?