Zgjedhjet lokale, 5500 policë në terren

Për të pasur një proces zgjedhor të lirë dhe pa probleme, Policia e Shtetit do të angazhojë 5500 efektiva për garantimin e sigurisë. Gjatë 3 muajve të fundit rreth 7 mijë punonjës kanë marrë trajnimin e duhur për zgjedhjet lokale të 14 majit në bashkëpunim me OSBE dhe KQZ. Pjesa më e madhe e tyre do të angazhohen për transportimin dhe ruajtjen e materialeve zgjedhore. Ndërhyrja e tyre brenda ambienteve të qendrave të votimit bëhet për raste emergjente ose përndryshe vetëm me kërkesë nga kryetari i qendrës së votimit.

Prej disa ditësh, Policia e Shtetit ka marrë në mbrojtje KZAZ-të në të gjithë vendin, aty ku do të kryhet procesi i numërimit të votave. Aty tashmë kanë mbërritur materialet e nevojshme, si kamerat, objektet e numërimit, etj, për të cilat nuk është raportuar asnjë problematikë gjatë transportimit të tyre.

Angazhimi i policisë përfshin edhe periudhën e fushatës elektorale, të nisur që në 14 prill, në ruajtjen e rendit dhe sigurisë gjatë tubimeve dhe aktiviteteve të tjera të partive politike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?