Zgjedhjet lokale, Alibeaj: Shumë shpejt do shpallim kandidaturat
Është vulosur që në zgjedhje lokale Partia Demokratike do të shkojë e përçarë. Nga Fieri, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, tha se shumë shpejt do të shpallin edhe kandidaturat.
Pra PD me dy kandidatë! Me sa duket Enkelejd Alibeaj e ka marrë sigurinë nga Gjykata e Apelit se do t’ja japin atij PD-në. Dhe hajde e fito pastaj përballë makinerisë gjigande elektorale të PS.
”Ju informoj se në PD janë depozituar prej kohësh një numër i madh kandidaturash sipas statutit të PD, shumë shpejt do deklarojmë edhe kandidaturat për të gjitha bashkitë që do jenë të gatshëm për të garuar në zgjedhjet e 14 majit. Ne kemi zhvilluar mbledhje në selinë e PD-së në Durrës, në Tiranë e zhvillojmë sot në Fier, mbledhja tjetër do jetë në Lezhë për të treguar se ne jemi në paradhomë të fushatës zgjedhore dhe është e udhës që demokratët duhet të dalin në terren, është edhe taktikë për të pasur kontakte më intensive me demokratët kudo ku janë. Në të gjithë këtë lëvizjen tonë nuk duam e nuk e kemi bërë lëshimin e sinjaleve provokative, beteja jonë është me regjimin, aleatët tanë janë qytetarët”,-tha Alibeaj.