Zgjedhjet lokale, Celibashi: Bashkitë të marrin menjëherë masa për qendrat e votimit

Për zgjedhjet lokale të 14 majit ka npsur puna. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi u ka bërë thirrje kryetarëve të bashkive për të raportuar në KQZ qendrat e votimit në njësitë vendore.

Në një postim në Twitter Celibashi thekson se jo të gjitha bashkitë kanë përmbushur detyrimin ligjor, prandaj duhet të marrin menjëherë masa.

“Në vijim të bashkëpunimit dhe komunikimit për organizimin e procesit zgjedhor të 14 majit 2023, KQZ ka administruar informacionin e ardhur në rrugë elektronike dhe postare për qendrat e votimit dhe publikimin e ekstraktit të përbërësve zgjedhorë, nga ku rezulton se jo të gjitha bashkitë kanë përmbushur detyrimin e tyre. Duke qenë në tejkalim të afatit, kërkohet që bashkitë që ende nuk e kanë përmbushur detyrimin ligjor të mësipërm të marrin masa menjëherë dhe të përmbushin detyrimet e tyre. Gjithashtu duhet realizuar në të njëjtën kohë edhe dërgimi në rrugë elektronike i hartave të qendrave të votimit”, thuhet në postimin e Celibashit.

SHKARKO APP