Zgjedhjet lokale, Dako dhe Filo: Nëse PS na zgjedh, nuk do kundërshtojmë

Zgjedhjet lokale, Dako dhe Filo: Nëse PS na zgjedh, nuk do kundërshtojmë

Pesë muaj na ndajnë nga zgjedhjet lokale, por dy nga kryetarët aktualë të dy bashkive më të mëdha në vend, Durrësit dhe Korçës nuk ngurojnë të shfaqin hapur se e dëshirojnë edhe një mandat tjetër.

Në studion e “Tonight Ilva Tare”, në një lidhje direkte nga Durrësi, kryebashkiaku Vangjush Dako u shpreh se nëse strukturat e PS do ta zgjedhin, ai nuk do ta refuzonte edhe një mandat tjetër.

Të njëjtin mendim shprehur edhe kryebashkiaku i Korçës Sotiraq Filo, i cili tha se nëse Partia Socialiste ia beson kandidimin për kryebashkiak, me kënaqësi do ta pranonte.

Komentet e dy kryebashkiakëve, Dako dhe Filo u bënë në emisionin Tonight Ilva Tare, me temë “Pushteti i Bashkiakëve”

Ilva Tare: Do të jeni ju kanditati i PS në Durrës?

Vangjush Dako: Ftesën e kam marrë për të folur për reformën territoriale. Diskutimi për kandidimet nuk është pjesë që e vendos unë, janë forumet, strukturat, ato qe vendosin. Në sot kemi një sfidë të madhë atë të reformës territoriale dhe sot unë këtu jamë për t’ju përgjigjur ju për të gjithë këtë debat që po bëjmë, ju si media por edhe me qytetarët për t’ju sqaruar se kjo reformë është shumë e domozdoshme.

Ilva Tare: Megjithëatë nësë jua propozon PS nuk keni ndonjë kundërshtim?

Vangjush Dako: Them se nuk kam kundërshtime.

Vangjush Dako komentoi edhe arrestimin e kryebashkiakut të Vlorës, Shpëtim Gjika.

“Një rast i papritur dhe tronditës për të gjithë kolegët, megjithatë drejtësia do të flasë dhe Gjika do të jetë i pafajshem dhe do t’i qetësojë ujërat e problematikës që ai ka me drejtësinë në përgjithësi.”

xxx

Ilva Tare: Ju do të kandidonit sërish?

Sotiraq Filo: Po patjetër

Ilva Tare: Pra do të jeni ju kandidati i PS në Korçë?

Sotiraq Filo: Jo, do të thoja se në rast se PS do të më besojë mua kandidmin për kryetar të bashkisë së Korçës, unë do ta pranoja me kenaqësi

SHKARKO APP