Zgjedhjet lokale dhe vendimi i KQZ-së, Ivi Kaso tregon pse Belind Këlliçi nuk kandidon me logon e PD

Sot KQZ-ja do të vendosë se kush nga dy grupet e PD-së, ka të drejtë për të qenë në zgjedhjet lokale të 14 Majit me logon e selisë blu. Sipas vendimit të Gjykatës së Apelit, e drejta i takon Alibeajt, por edhe ai grup ka probleme ligjore. Lulzim Basha është ende kryetar me letra.

Ndaj dhe Sekretari për Çështjet Zgjedhore në selinë blu, Ivi Kaso thotë se arsyeja pse kandidatët e primareve nuk regjistrohen në zgjedhje me logon e PD-së, është se kjo logo është e marrë peng. Për të me vullnetin dhe ndërhyrjen e qeverisë u mor vendimi i Gjykatës së Apelit në 3 mars, që u pamundëson demokratëve të certifikohen.

“Ka një problem se po thuhet pse nuk del Këlliçi me logon e PD. Cila është e keqja? Flitet sikur logoja është e çliruar dhe u përket demokratëve. Por kemi një logo të PD të marrë peng për të cilën Rama vendosur kur të dojë, e merr e çon nga cila anë të dojë dhe e ka ndarë mendjen që deri në fund të zgjedhjeve kështu do bëjë. Nuk kanë pasur mundësi demokratët që certifikohen vetëm prej vullnetit të kryeministrit”, tha Kaso në ”EuroNews Albania”. Nga ana tjetër, Kaso gjithashtu mohoi se Sali Berisha ka një shmangie nga PL e Ilir Metës.

SHKARKO APP