Zgjedhjet lokale, Gazmend Oketa: Rrezikojmë skenarin e 2019-ës
Nesër do të vendos KQZ-ja për fatin e Partisë Demokratike në lidhje me zgjedhjet e 14 Majit, por për Gazmend Oketën, kriza në PD duhej të ishte zgjidhur brenda selisë blu dhe jo dyerve të gjykatave apo në KQZ.
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, thotë se sot në ekranet e mediave duhej të ishte Lulzim Basha dhe të bënte të qartë nëse ka hequr apo jo dorë nga posti që kishte në PD.
“Nëpër ekranet e mediave apo në një aktivitet intensiv duhej të ishte zoti Basha, i cili juridikisht figuron si kryetar i Partisë Demokratike. Basha duhej ta bënte të qartë nëse është dorëhequr apo jo nga ky pozicion. Duke qenë se me profesion është jurist duhej të ishte prezent dhe duhej të ofronte një zgjidhje, në të mirë të subjektit politik që drejtonte, por edhe në të mirë të qytetarëve”,-tha Oketa. Por duke vazhduar kështu me dy kandidatë, shtoi Oketa, rrezikojmë të përfundojmë si në vitin 2019 pa asnjë bashki.