Zgjedhjet lokale? Gjekmarkaj: PD-së nuk i mungojnë emrat, të gatshëm për të fituar bashkitë

Nënkryetari i Kuvendit, deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj, pyetjes nëse PD-ja në këto momente është e gatshme të shkojë në zgjedhje lokale, thotë se PD-së nuk i mungojnë emrat, kandidatët për çdo qytet për të fituar bashkitë.

”Basha do të jetë të enjten në Kurbin dhe do të shikoni një pjesëmarrje masive pasi demokratët e dinë që e shkuara është e shkuar dhe ne jemi e ardhmja. PD nuk është pronë e Berishës, është investim i qindra mijëra shqiptarëve. PD-ja ka institucionet, ka Këshillin Kombëtar. PD-së nuk i mungojnë emrat, kandidatët për çdo qytet për të fituar bashkitë”.- theksoi nënkryetari demokrat, Agron Gjekmarkaj.

SHKARKO APP