Zgjedhjet lokale, Gjiknuri: PS merr deri në 55 bashki, me këtë opozitë mbetemi forcë e parë

Sekretari i përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri thotë se synimi është që të marrin 45-55 bashki në zgjedhje lokale të 14 majit.

“Ne nuk biem poshtë 45 bashki. Por ajo që ne synojmë është nga 45-55 bashki, këtu do jetë kufiri që pretendojmë duke marrë parasysh edhe situatën politike në vend, sondazhet, imputi nga strukturat tona elektorate dhe gjendja e opozitës”, tha Gjiknuri.

Sipas tij, PS pritet të ruajë të njëjtën përqindje votash si në zgjedhjet e përgjithshme të 2021, çka siç tha e bën PS forcë të parë edhe në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme.

“Mund të jetë sërish 47% vota në total, por synimi është të arrihet objektivi që thashë më parë për numrin e bashkive. Madje po t’i referoheni zgjedhjeve të përgjithshme, po të mblidhen votat del në atë parashikim që thashë. Për ne është e rëndësishme është të jemi parti e parë, nuk do zgjerohet PS pa limit, e rëndësishme është të dominosh jetën politike. Me 48 për qind të votave, PD do jetë parti e parë në zgjedhjet e përgjithshme”, tha Gjiknuri për ”Euronews Albania”.

SHKARKO APP