Zgjedhjet lokale, ja emrat potenciale të PD për Bashkitë kryesore në vend
Partia Demorkatike, pritet që brenda pak ditësh të administrojë zyrtarisht në Kryesi, emrat që baza propozon si kandidatë për garën elektorale të 21 qershorit.
Prej ditësh në të gjithë vendin strukturat janë angazhuar në një proçes testimi të emrave kandidat për të dalë në fund me një listë që do të kalojë në sitën e Kryesisë, nga ku do të dalë emri final për kandidatë.
I gjithë ky proçes është parë i ndarë nga aleatët, duke mos përfshirë në testim emrin e kandidatëve potencial të tyre. Ora News ka mësuar emrat potencial për Bashkitë kryesore, përfshirë Bashkinë më të madhe, atë të Tiranës.
Në Tiranë, jane përfshirë në listën e kandidatëve potencial të propozuar dhe nga baza, kryetari aktual Lulzim Basha, si dhe deputetët Jorida Tabaku, Majlinda Bregu, Eduard Selami dhe Halim Kosova.
Po ashtu një emër i propozuar për Bashkinë e Tiranës është dhe ai i kreut të Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi.
Për Bashkinë e Fierit, si emra potencial lakohen Kozma Dashi dhe Leonidha Cobo. Për Bashkinë Elbasan, baza propozon Eugen Isajn dhe Ardian Turkun.
Në Korçë pritet që të jenë në garë për të drejtuar këtë Bashki Andrea Mano ,Gjergji Mero dhe Lediona Aliolli.
Në Shkodër, si propozim i bazës jan përfshirë, Arben Muça, Lorenc Luka, Sokol Ramadani, Bardh Spahija, Voltana Ademi dhe Helidon Bushati.
Për Bashkinë e Lezhës, Fran Frrokaj , Pashk Gjoni dhe Paulin Marku. Në Vlorë Gentian Hamzaraj, Genci Deromeraj, Gramoz Nazeraj, Moisi Meminaj.
Ndërsa në Durrës, Igli Cara, Arqile Gorrea, Ardian Muka.
Pas këtij proçesi, Partia Demokratike po përgatitet të mbledhë tryezën me aleatët për të diskutuar gjerësisht për garën elektorale të 21 qershorit.
Pritet që Partia Republikane ti kërkojë partisë kryesore në koalicion pretendimin për të marrë Bashkinë e Durrësit ku tashmë ka bërë publik emrin e Agron Dukës, gjithashtu do të kërkojë Shijakun, Vorën dhe Pogradecin.
Demokristianët do të kërkojnë si zonë për të garuar me kandidatët e tyre, Bashkinë e Fushë-Arrëzit, Lezhës, Rrëshenit, Kurbinit dhe Ballshit.
Negociatat më të vështira kryetari i Partisë Demoratike do t’i ketë me Partinë Drejtësi Integrim dhe Unitet e cila tashmë ka mandatuar kryetarin e saj Shpëtim Idrizi për të negociuar jo vetëm me të djathtët, por edhe të majtët.
Shpëtim Idrizi kërkon që partia e tij të ketë kandidat në Bashkinë e Konispolit, Rrogozhinës, Bashkinë Peqinit, Sukthit dhe Patosit.
KOHA JONË SONDAZH

