Zgjedhjet lokale, kandidatët e mundshëm për primaret e PD-së. Ja emrat e diskutueshëm
Më 14 maj 2023, do të mbahen zgjedhjet lokale dhe kandidatët e forcave politike do ti mësojë brenda këtij viti. Gara për Tiranën pritet të jetë edhe më e luftuara, teksa kur kanë 7 ditë nga mbyllja e këtij afati, deri më tani vetëm 2 kandidatë janë regjistruar për të marrë pjesë në primaret e 4 dhjetorit. Belind Këlliçi dhe Gerti Bogdani shpalosën ambicien e tyre për të qenë kandidatë të opozitës në garën për bashkinë e tyre. Mjeku Ilir Alimehmeti është përfolur dhe nuk e ka mohuar kandidimin prej disa javësh dhe pritet të jetë kandidat.
Për Bashkinë e Durrësit, Igli Cara shihet kandidati më potecial që do garojë në primare, ndërsa në Shkodër kandidat do të jetë Bardhi Spahia, i cili aktualisht është kryebashkiaku i qytetit verilindor.
Arjan Hoxha dhe Asllan Dogjani janë dy emrat të cilët do të garojnë në primaret, pasi synojnë Bashkinë e Kamzës. Për Bashkinë e Lezhës, kandidatë të mundshëm janë Salvador Kacaj, Pashk Gjoni, Aleks Gjoni, ndërsa për atë të Elbasanit, pritet të kandidojnë Aurel Bylykbashi, Bledi Himçi.
Ledina Alolli, Irvin Bode, Gjergji Gjata dhe Eleina Qirici shihen si kandidatët e mudndshëm në primare për Bashkinë e Korçës. Sa i takon Bashkisë së Gjirokastrës, kandidatët më të përfolur janë Julian Graçi dhe Telnis Skuqi.
Për Bashkinë e Vlorës, Nada Meçorapaj, Genc Deromemaj dhe Bujar Leskaj pritet të kërkojnë besimin e demokratëve për të kandiduar për qytetin bregdetar. Për Bashkinë e Fierës, kandidat potenciak është Artur Mahmutaj. Ende nuk ka kandidat brenda PD-së për Bashkinë e Kukësit dhe Bashkinë e Dibrës. Për bashkinë e Tropojës, kandidaturën e ka paraqitur ish-deputetja e PD-së, Mimoza Hajdarmataj.
Marrë nga /Euronews Albania/