Zgjedhjet lokale, Kryesia e PS-së diskuton sot ndarjen e bashkive në 3 kategori

Partia Socialiste do të mbledhë sot në orën 18:00 Kryesinë, ku në fokus do të jenë zgjedhjet lokale të 2023. PS-ja do të diskutojë në mbledhjen e Kryesisë emrat për kandidatët e mundshëm në garën për Bashkitë që do të zhvillohen në maj të vitit të ardhshëm.

Do të ketë një ndarje të tre kategori.

E para është ajo e kryebashkiakëve që do të rikandidohen, kjo në varësi të performancës dhe vlerësimeve që ata kanë marrë gjatë këtyre viteve.

Në kategorinë e dytë do të jenë emrat që do të diskutohen në Kryesi nëse do të rikandidohen ose jo.

Kategoria e tretë është ajo e kryebashkiakëve që nuk kanë asnjë shans për të rikandiduar nën logon e socialistëve.

SHKARKO APP