Zgjedhjet lokale më 6 mars, Rama delegon Olta Xhaçkën në Shkodër

Një tjetër emër zbulohet nga PS-ja, që do të udhëheq për zgjedhjet e pjesshme lokale më 6 mars. Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka është e deleguara në bashkinë Shkodër nga kryeministri Edi Rama.

Ajo së bashku me drejtuesen politike të qarkut, ministren e shtetit për sipërmarrjen Edona Bilali do të jenë në krye të punës për betejën që socialistët do të kenë në këtë bashki, me qëllim fitoren e saj, pas plot 31 vitesh beteja ku kanë dështuar ta marrin këtë njësi vendore.

Xhaçka është takuar me socialistët shkodranë në një mbledhje me dyer të mbyllura në selinë rozë, ku ka dhënë porositë e para për këtë proces.

SHKARKO APP