Zgjedhjet lokale, PD ende me grupime. Deputetët nga të dyja anët thirrje për bashkim
Deri kur do të vazhdojë Partia Demokratike që të jetë me disa grupime brenda saj? Në një kohë që zgjedhjet lokale po afrojnë dhe nga kampi tjetër (PS), puna vijon me kandidatët e konfirmuar, kjo do të jetë edhe fusha ku do të përcaktohet njëherë e mirë sesi do të funksionojë PD-ja.
Nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi konfirmoi se mes palëve ka një afrim, teksa propozon që mbështetësit e ish-kryetarit Lulzim Basha të qëndrojnë si fraksion brenda partisë.
Deputetja Dhurata Çupi e cila është në grupin e Alibeajt, u ka bërë thirrje publike deputetëve të PD-së që të bashkohen, madje ajo është pro bashkëpunimit edhe me Partinë e Lirisë apo aleatët.