Zgjedhjet lokale, Rama konfirmon rikandidimin e një tjetër kryebashkiake

Edhe Alma Hoxha në Përmet do të kandidojë për një mandat tjetër në logon e PS-së në zgjedhjet lokale 2023.

“Në Përmet gjithçka fillon dhe mbaron me Almën. Nëse këtu do kishte vetëm burra, nuk do i thonin qyteti i trëndafilave. Se gratë dhe vajzat e Përmetit janë të veçanta”, u shpreh Rama.

Emrat e tjerë që do të rikandidojnë për kryetar bashkie nën logon e Partisë Socialiste janë Armando Subashi për Bashkinë Fier, Eriselda Sefa për Bashkinë Lushnje dhe Erion Veliaj për Bashkinë Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Leli, kryeministri Rama ka theksuar se nuk do ia japë një mundësi tjetër.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?