Zgjedhjet lokale, regjistrohen 47 parti në KQZ, edhe Veliaj me partinë e tij
Zgjedhjet lokale po afrojnë, ndërsa në deri tani numërohen 47 parti politike të regjistruara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, që do të garojnë në zgjedhjet vendore të 21 qershorit. KQZ njofton se vijon regjistrimi i partive politike, por të regjistruara në KQZ deri më datë 13 prill janë një numër i madh subjektesh politike. Nga e majta dy forcat e mëdha PS e LSI do të kandidojnë së bashku, por edhe PDIU e Fryma e Re Demokratike janë në negociate për t’iu bashkuar koalicionit të majtë. Në zgjedhje është regjistruar edhe Partia G 99, e drejtuar nga Erjon Veliaj, ministër i Mirëqënies Sociale, që shihet si kandidat për kreun e Bahskisë së Tiranës, nga e majta. Nga e djathta, PD duke se po has probleme me disa nga aleatët si P:artia Republikane dhe Demokristianët e Nard Ndokës. Të dy këto parti pretendojnë se PD nuk i përfill aq me kandidatët e tyre. Janë regjistruar edhe 3-4 parti komuniste, që nga numri dalin hapur në kundërshtim me parimet e Enver Hoxhës, i cili themeloi vetëm një parti që drejtoi vendin në gati gjysmë shekulli diktaturë:
Partitë e regjistruara:
1. Partia për Europianizimin dhe Integrimin e Shqipërisë
2. Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen
3. Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane
4. Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë
5. Partia Popullore Kristian-demokrate e Shqipërisë
6. Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë
7. Partia e Çështjeve Shqiptare
8. Partia e Unitetit Kombëtar
9. Partia Social Punëtore Shqiptare
10. Partia Mendimi i Djathtë Liberal
11. Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar
12. Partia Shqiptare Atdheu
13. Partia Demokratike e Bashkimit Mysliman Shqiptar
14. Partia Republikane Shqiptare
15. Partia Socialiste e Shqipërisë
16. Partia Socialdemokrate e Shqipërisë
17. G99
18. Partia Socialiste e Vërtetë ’91
19. Partia Komuniste e Shqipërisë 8 Nëntori
20. Partia Demokratike
21. Lëvizja Socialiste për Integrim –
22. Partia Demokristiane e Shqipërisë
23. Lëvizja Demokratike për Vlera Mirëqenie Progres
24. Partia Ardhmërija Shqiptare
25. Partia “Personat me Aftësi të Kufizuar”
26. Partia Forca Rinia
27. Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare
28. Partia Ligj dhe Drejtësi
29. Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim
30. Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut
31. Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë
32. Partia Komuniste e Shqipërisë
33. Partia Socialiste e Moderuar
34. Partia e të Drejtave të Mohuara-e Re
35. Partia Fronti i Majtë
36. Partia e Reformave Demokratike Shqiptare
37. Partia Aleanca Popullore
38. Partia Balli Kombëtar Demokrat
39. Partia Aleanca Demokratike
40. Partia Lëvizja e Legatit
41. Partia Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet
42. Partia Balli Kombëtar
43. Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar
44. Partia e Punës e Shqipërisë
45. Partia Demokracia Sociale
46. Partia Agrare Ambientaliste e Shqipërisë
47. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet