Zgjedhjet lokale të 14 majit, Berisha: Primaret nuk preken
Sali Berisha thotë se nuk ndërmerr asnjë hap pas nga procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për kryebashkiakë, në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 majit.
Qëndrimi i tij hedh poshtë edhe zërat që flisnin për një dakordësi të gjetur në tryezën festive te demokratëve të pak ditëve më parë, për të dalë në zgjedhje me disa kandidatë jashtë primareve.
“Rama arriti të blinte opozitën me Bashën në krye dhe tani e vijon me një grup të vogël që do ta quaj opozitë. Në 2023 opozita do të ketë vetëm sulm dhe vetëm sulm”.