Zgjedhjet lokale, Veliaj: Fushatë jo me ”Rang Rover”. Projektet që na presin në 2023
Si do të jetë fushata e partive politike për zgjedhjet lokale të 14 majit? Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj shpreh i bindur se e PS-së do jetë një fushatë pa shpenzime të mëdha, jo me mitingje të mëdha, dhe pa ”Range Rover”. Po ashtu Veliaj ka folur edhe për projektet e 2023.
”Fushatë low cost, nuk jemi rraca për të hipur në ”Rang Rover”, jepen ide programe po nuk ka nevojë për mitingje dhe si kacafyten militantët. Ne si socialistë nuk i kemi bërë kurrë, por edhe shoqëria nuk i pëlqen këto lloj fushatash.
Tiranës i ka ardhur koha për të rikthyer polin e drejtësisë te Bulevardi i Ri, institucionet e drejtësisë të popullojnë bulevardin e ri, hipotekën etj te 5 Maji. Jemi në fazën përfundimtare për të mbyllur projektin në sheshin fundor te Bulevardi i ri. Jemi gati të shpallim sa të gjejmë dakodërsinë me donatorët.
Duam të përfundojmë paketën e shkollave me 8 shkolla të reja, kështu përfundojmë gjithë sfidën tonë për të shmangur mësimin me dy turne. Është shumë e rëndësishme ta çojmë deri në fund këtë mision, të mbahemi mend në histori si bashkia që ka bërë më shumë shkolla”,-tha Veliaj për ”Report Tv”.