Zgjedhjet më 11 maj, Rama cakton drejtues në shtetet me më shumë shqiptarë
Kryesocialisti Edi Rama zhvilloi këtë pasdite në selinë e PS-së një takim me drejtuesit politik në qarqe. Tema kryesore e cila është diskutuar ishte pikërisht ajo për organizimin e zgjedhjeve të 11 majit, fushatën elektorale në vend dhe atë në diasporë.
Në fundjavë kur nis edhe regjistrimi i i emigrantëve drejtuesit politik do të “emigrojnë” në dy shtetet ku ka më më shumë shqiptarë. Drejtuesit politikë të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës së bashku me kryetarët e Bashkive respektive do të udhëtojnë drejt Athinës. Në Itali do të jetë drejtuesi politik për Diasporën, Taulant Balla, së bashku me disa kryetarë bashkish.
Gjithashtu në këtë mbledhje është diskutuar për listat e PS, dhe janë dhënë porositë sesi duhet të përpilohet lista e hapur dhe lista e mbyllur.