Zgjedhjet në 2025, Meta zbulon qarkun ku do të kandidojë si deputet

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të garojë si kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 në Tiranë. Ai e zbuloi këtë detaj gjatë një konference me gazetarët, ku u pyet për deklaratën e djeshme të kreut të PD, Sali Berisha, i cili tha se do të hyjnë në zgjedhje si një koalicion me parti të tjera opozitare.

“Nuk e kam ndjekur intervistën e zotit Berisha, jemi në solidaritet të plotë me betejën e tij të jashtëzakonshme kundër narkoshtetit edhe me të gjitha sakrificat që ai po bën, të cilat tregojnë qartë tmerrin e regjimit nga opozita e vërtetë nga prezenca e saj në parlament.

Partia e Lirisë ka nisur përgatitjet në të gjithë vendin dhe pa asnjë diskutim ka nisur përgatitjet edhe ne Qarkun e Tiranës, ku do të kandidoj edhe unë si Presidenti i Partisë së Lirisë dhe ku do të kemi një rezultat fantastik”, tha Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?