Zgjedhjet në 4 ose 11 maj 2025, zgjidhen 8 anëtarë të Kolegjit Zgjedhor

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të jenë në maj. Kështu tha në seancën e fundit plenare ministri Taulant Balla, dhe duke i lënë Presidentit të zgjedhë vetëm midis datës 4 dhe 11 të këtij muaji.  Bashkë me OSBE-në, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po ndërmerr një fushatë edukimi për të dërguar sa më shumë të rinj, e votues për herë të parë tek kutia e vendimmarrjes.

Do të jenë të rinjtë ata që përmes një konkursi do të zgjedhin edhe sloganin e KQZ-së për këto zgjedhje. Komisioni është duke kërkuar edhe një influencues në rrjetet sociale që do të jetë imazhi i kësaj fushate, pas testit me aktorin Nik Xhelilaj zgjedhjet e shkuara.

Përmes një shorti në KLGJ, u zgjodhën 8 anëtarët rinj të Kolegjit Zgjedhor, të cilët do tu vënë vulën përfundimtare konflikteve mes palëve në procesin zgjedhor. Kolegji i ri do të përbëhet nga gjyqtarët Ornela Naqellari, Alma Kodraliu, Iliba Bezati, Entela Shedula, Enkel Peza, Rexhep Bekteshi, Artan Çupi dhe Lutfie Celami.

Anëtarët e Kolegjit Zgjedhor

1- Ornela Naqellari,

2- Alma Kodraliu

3- Iliba Bezati

4- Entela Shedula

5- Enkel Peza

6- Rexhep Bekteshi

7- Artan Çupi

8- Lutfie Celami

SHKARKO APP